Policia e Shqipërisë ka arrestuar në flagranë një person, pasi dyshohet se për shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit kokainë.
Pas prangosjes së 51-vjeçarit, forcat e rendit kanë sekuestruar 811 gramë kokainë.
“Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore e operacionale të mirëorganizuar, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan këtë shtetas në një lokal në zonën e Freskut.”, thuhet në njoftim.
Nga veprimet hetimore, sipas policisë, dyshohet se ky shtetas do të furnizonte edhe shtetas të tjerë me këtë sasi narkotiku, me qëllim shpërndarjen e saj në doza në zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, derisa po vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. /Klankosova.tv









