Policia Kufitare në Vlorë ka bllokuar një mjet lundrues Jet Ski, duke e dënuar me një shumë parash drejtuesin.
Veprimet erdhën pas raportimeve në Policinë e Shqipërisë nga pushuesit se kishte shkelur perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e tyre.
“Menjëherë pas raportimeve dhe videos së dërguar nga qytetarët në Policinë e Shtetit, ku shfaqej një mjet lundrues tip Jet Ski që kishte hyrë në afërsi të bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke rrezikuar jetën e pushuesve, shërbimet e Policisë Kufitare të SPK Triport, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, bënë të mundur konstatimin dhe ndalimin e mjetit lundrues, ndërsa po afrohej pranë molit të peshkimit në territorin e SPK Triport”.
“Mjeti lundrues Jet Ski u bllokua në pikën e bllokimit të mjeteve lundruese afër SMIL-it, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi E. U., u ndëshkua me masë administrative në vlerën 500.000 lekë të rinj”, thuhet në njoftim./A2CNN









