Një person ka raportuar në polici se është kanosur me armë nga kolegu i tij.
Policia njofton se arma ka qenë lodër dhe e njëjta është sekuestruar, përcjell Klankosova.tv.
Mirëpo, i dyshuari pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë duke lëvizur në kahje të kundërt dhe duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Ankuesi m/k ka njoftuar policinë është kanosur me armë nga kolegu i tij i dyshuari m/k. Arma (lodër) që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. I dyshuari pasi ka kryer veprën është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë duke lëvizur në kahje të kundërt dhe duke i rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.









