Atmosferë e zjarrtë në Obiliq: Pamje nga pritja që qytetarët i bënë Vjosa Osmanit gjatë takimit elektoral (VIDEO)

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar sot fushatën elektorale në Obiliq.

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani u prit me entuziazëm nga qytetarët atje, raporton klankosova.tv.

Qytetarët e Obiliqit kishin organizuar pritje madhështore në tubimin e LDK-së, aty ku nuk munguan as fishekzjarret.