Al Khelaifi tregon pse Championsi i dytë është më i mirë se i pari: Duam ta fitojmë sërish…

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, është më i lumtur se kurrë, pas fitores në finalen e Champions League, 4-3 nga pika e bardhë e penalltive ndaj Arsenalit.

Al-Khelaifi u shpreh se trofeu i fituar sot, është më i mirë se ai i një viti më parë. Presidenti i PSG-së nuk mjaftohet me dy trofe të Champions League dhe dëshiron ta fitojë sërish.

“Faleminderit të gjithëve… Ky titull i dytë i Champions League është më i miri. I pari ishte i veçantë, por i dyti, radhazi, është shumë i veçantë për ne. Kemi punuar me vite për këtë trofe… e kemi fituar dhe duam ta fitojmë përsëri. Por sot duam të festojmë!

Kemi tifozët më të mirë në botë. Ju lutem, le të mos shkaktojmë probleme. Po festojmë, por pa incidente. Do të kthehemi nesër për të festuar së bashku”, tha Al-Khelaifi.

The post Al Khelaifi tregon pse Championsi i dytë është më i mirë se i pari: Duam ta fitojmë sërish… appeared first on Telesport.