“Kafe, shoqe të mira, dhe buzëqeshje”, Osmani ndan momente nga takimi me gratë e LDK-së

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka ndarë disa fotografi nga takimi i saj me gratë e Degës së V-të të kësaj partie.

“Mëngjeset e bukura s’kanë nevojë për shumë planifikim: kafe, shoqe të mira, dhe buzëqeshje”, mbishkroi Osmani fotot e publikuara në Facebook.

Osmani paralajmëroi për një agjendë të ngjeshur sot, përfshirë edhe ndjekjen e finales së Ligës së Kampionëve në konakun e pejanëve.

“Kemi një agjendë të jashtëzakonshme sot përpara. Mezi po presim t’i takojmë qytetarët tanë anë e mbanë Kosovës”, ka thënë ajo.