Reijnders zbulon arsyen e vërtetë të largimit të Guardiolës nga Manchester City: Na e tha dhe e mirëkuptoj…

Pep Guardiola është tashmë histori e Manchester City. Trajneri spanjoll u largua pas 10 vitesh në nivelin më të lartë, për të nisur sfida të reja, ende të panjohura, edhe pse disa mendojnë se mund të marrë drejtimin e një kombëtareje, ndoshta Anglisë.

Sipas Tijjani Reijnders, i cili foli për “De Telegraaf”, Guardiola ua ka shpjeguar lojtarëve arsyen e largimit nga City: “Na tha se nuk ka më energji për t’i zhgënjyer lojtarët kur nuk janë në listën e të grumbulluarve, ose kur nuk luajnë. Pas 10 vitesh, mjafton. Dhe e kuptoj këtë. Nga ana tjetër, kur them ‘trajner intensiv’, e them në kuptimin e mirë. Ai përpiqet të nxjerrë maksimumin nga çdo lojtar”.

Reijnders foli edhe për shanset e Holandës në Botëror: “Ka shumë kombëtare të nivelit të lartë, por ne jemi të vështirë për t’u mposhtur, askush nuk na nënvlerëson. Kjo është një shenjë e mire, tregon shumë fakti që kemi barazuar dy herë me Spanjën në Ligën e Kombeve”.

The post Reijnders zbulon arsyen e vërtetë të largimit të Guardiolës nga Manchester City: Na e tha dhe e mirëkuptoj… appeared first on Telesport.