Më i shtrenjti në historinë e klubit, City kryeson në garën për mbrojtësin e Feyenoord

Manchester City po tregohet shumë aktiv për transferimin e mbrojtësit të djathtë Givairo Read.

Ai luan Feyenoord dhe vlerësohet 25-35 mln euro. Bayern ka disa muaj që e ndjek nga afër situatën e 19-vjeçarit, por interesi i klubit bavarez aktualisht ka kaluar në plan të dytë pas dëmtimeve që lojtari ka kaluar.

Ndërkohë, Feyenoord synon që Read të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Rekordi aktual pritet të jetë transferimi i Igor Paixão te Marseille për rreth 35 milionë euro. Read sipas klubit kushton 40 mln euro.

The post Më i shtrenjti në historinë e klubit, City kryeson në garën për mbrojtësin e Feyenoord appeared first on Telesport.