Messi i jashtëzakonshëm, bashkë me CR7 në Botërorin e 6-të. A do të bëë “bis” me Argjentinën?

Lionel Messi do ta udhëheqë zyrtarisht Argjentinën edhe në Botërorin 2026, që zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik mes SHBA-së, Meksikës dhe Kanadasë. I përfshirë në listën e trajnerit Lionel Scaloni, ylli nga Rosario do të luajë Kupën e Botës së gjashtë në karrierë, arritje historike që e ndan vetëm me Cristiano Ronaldon. Kështu, ata lënë pas legjendat me nga pesë pjesëmarrje si Lothar Matthäus, Carbajal, Márquez dhe Guardado.

Në moshën 38-vjeçare, Messi nuk shkon për një lamtumirë simbolike, por për të mbrojtur titullin kampion të fituar kundër Francës në finale katër vite më parë. Rrugëtimi i tij me Argjentinën ka kaluar nga finalja e humbur e vitit 2014 me Gjermaninë te triumfi i 18 dhjetorit 2022 në Katar.

Me 13 gola në Botëror, ai është golashënuesi më i mirë i Argjentinës në histori të turneut, përpara Batistutës (10) dhe afër rekordit të përgjithshëm të Kloses (16). Messi mban gjithashtu rekorde për ndeshje (26) dhe minuta (2314), përpara Matthäus dhe Maldinit. Argjentina shkon si favorite me synimin për një mbrojtje të rrallë të titullit.

The post Messi i jashtëzakonshëm, bashkë me CR7 në Botërorin e 6-të. A do të bëë “bis” me Argjentinën? appeared first on Telesport.