Trezeguet, pesimist për drejtimin e Juventusit: Vlahović nuk më bind, ndoshta duhej mbajtur Kolo Muani

Juventusi nuk është kualifikuar në Champions League dhe David Trezeguet, një nga ish-sulmuesit simbol të klubit bardhezi, ende nuk e ka përtypur këtë situatë. Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ai foli për vështirësitë e “Zonjës së Vjetër” pas shumë ndryshimeve: “Tani duhet të rifillohet, por nuk më duket se ka qartësi për drejtimin që duhet marrë”.

Ai komentoi edhe trajnerin Spalletti, duke theksuar mungesën e ekuilibrit dhe ndërhyrjet e shumta: “Tani është normale që, me më pak të ardhura, të ketë ndikim në vendimet për ata që largohen dhe ata që qëndrojnë. Nuk lejohet më të gabohen blerjet”. Kritika ka edhe për sulmuesit, të cilët kanë shënuar shumë pak.

Duke folur si ish-qendërsulmues, Trezeguet tha se Openda dhe David kanë rënë në formë, ndërsa Vlahović nuk e bind: “Juve e ka pritur shumë gjatë sulmuesin serb, ndoshta duhej mbajtur Kolo Muani…” Ai shtoi se te Juventusi, “të bësh mirë nuk mjafton”.

 

The post Trezeguet, pesimist për drejtimin e Juventusit: Vlahović nuk më bind, ndoshta duhej mbajtur Kolo Muani appeared first on Telesport.