Anthony Gordon ka mbërritur në Barcelonë. Transferimi i parë i katalansve për sezonin e ri zbarkoi në aeroportin El Prat për të finalizuar transferimin e tij.
Anglezi më pas shkoi në Spitalin e Barcelonës për ekzaminimin mjekësor, i planifikuar për në orën 16:00. Me të mbërritur në terminalin privat, lojtari, i cili iu afrua gazetarëve për t’i përshëndetur nga larg, u shpreh shumë shkurt: “Jam shumë i lumtur”.
Kujtojmë se marrëveshja mes dy klubeve është mbyllur për shifrën 70 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse. Gordon shkëlqeu në sezonin e fundit te Newcastle, duke zgjuar interesin e shumë ekipeve të mëdha, por Barcelona veproi më shpejt se të tjerat.
The post Gordon mbërrin në Barcelonë dhe thotë fjalët e para si lojtari më i ri i katalanasve appeared first on Telesport.









