VIDEO: Momenti kur hiqet mbishkrimi cirilik në stacionin e Zveçanit

Ndërmarrja Hekurudhore Infrakos Sh.A. ka marrë nën kontroll stacionin hekurudhor në Zveçan, në një aksion të ndihmuar nga Policia e Kosovës mëngjesin e të enjtes.

Aksioni është zhvilluar në ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, me pjesëmarrjen e tre ministrave në detyrë të Qeverisë së Kosovës.

Mediumi lokal Kontakt Plus ka publikuar pamje nga aksioni, në të cilat shihen zyrtarë të autoriteteve kosovare duke e hequr tabelën me mbishkrimin cirilik në serbisht dhe duke e vendosur tabelën e Infrakosit ku shënohet: Republika e Kosovës.