Sipas Tuttosport, shanset që Dusan Vlahovic të rinovojë me Juventus janë të pakta, për të mos thënë zero. Madje, Napoli ka nisur bisedimet paraprake me rrethin e sulmuesit serb.
Problem është paga e majme e lojtarit, i cili aktualisht paguhet 12 milionë euro në sezon. Kushti i vendosur nga Juventus ishte pikërisht ulja e rrogës, gjë që nuk është pranuar nga përfaqësuesit e lojtarit.
Duke ditur se Vlahovic do të largohet falas, interesi për të është shumë i madh edhe jashtë Serie A. Newcastle, Atletico Madrid dhe Bayern po ashtu interesohen për sulmuesin serb.
Një gjë mund të thuhet me siguri, që Vlahovic sezonin e ardhshëm nuk do të veshë fanellën e Juventusit. Ndërsa ende nuk dihet nëse do të qëndrojë në Serie A, apo do të provojë një aventurë tjetër larg Italisë.
The post Mirupafshim Juventus. Napoli nis bisedimet me yllin e bardheiznjve. Newcastle, Atletico dhe Bayern po ashtu e kanë në listë emrin e tij appeared first on Telesport.









