Arrestohen dy kosovarë në Maqedoni të Veriut, dyshohen për kontrabandim emigrantësh

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për arrestimin e dy personave nga Kosova, të dyshuar për kontrabandim emigrantësh.

Ndaj tyre është ngritur kallëzim penal dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Më 26.05.2026, në orën 06:30, në pikëpagesën Demir Kapi në autostradën Gjevgjeli-Negotinë, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare Mihajllovë i privuan nga liria A.G. (42) dhe G.G. (39), të dy nga Kosova.”, thuhet në njoftim.

Aty thuhet se arrestimi i tyre është bërë pasi e kanë ndaluar dy automjete me targa të Kosovës.

“Gjatë kontrollit, në automjetin “Folksvagen” janë gjetur shtatë emigrantë nga Egjipti, ndërsa është konstatuar se automjeti “Shkoda” ka shërbyer si paraprijës.”, thuhet në njoftim.