Kreu i PDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se të enjten kjo parti do të nis zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ferizaj do të jetë qyteti ku PDK do të mbajë tubimin e parë nga ora 20:00.
“Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën”, ka shkruar Hamza.
Postimi i plotë:
Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën!
Shumë të dashur aktivistë, struktura dhe qytetarë të Kosovës,
Të enjten, nga ora 20:00, ju ftoj të gjithëve në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e bukur të Ferizajt.
Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën.









