Rikthimi i José Mourinho te Real Madridi mbetet pezull, edhe pse trajneri portugez kishte nisur tashmë lëvizjet për merkaton. Kontrata me “Special One”, një marrëveshje 2-vjeçare me opsion për sezonin e tretë në rast fitimi të La Liga-s, është përgatitur, por aktualisht është bllokuar, në pritje të rizgjedhjes së Florentino Perez në krye të klubit.
Sipas mediave spanjolle, Mourinho i ka dorëzuar klubit një raport ku kërkon përforcime në krahët e mbrojtjes, dy qendërmbrojtës dhe dy mesfushorë. Çdo afrim do të shoqërohet me largime. Eduardo Camavinga dhe Dani Ceballos janë drejt largimit, ndërsa kontrata e Antonio Rudiger, që skadon më 30 qershor, ende nuk është rinovuar.
Zgjedhjet presidenciale kanë ngrirë gjithçka. Për më tepër, kostoja për lirimin e Mourinhos mund të rritet nga 7 në 14 milionë euro. Pengesa kryesore mbetet Enrique Riquelme, rivali i Perez për president, i cili deklaroi: “Mourinho është trajner i madh, por klubi tashmë ka nevojë për një projekt afatgjatë”.
The post Mourinho kërkon përforcime, por rikthimi te Real Madridi ka “ngrirë”. Marrëveshja mund edhe të dështojë, skenari i bujshëm appeared first on Telesport.









