Në nderim të sakrificës së tyre për liri, Daut Haradinaj ka përkujtuar Arben dhe Luan Qerimajn, ku thotë se trimëria e tyre është gdhendur përgjithmonë në historinë e lavdishme të Kosovës.
Haradinaj e quan nderin më të madh të jetës që ka pasur pushkë në krah me Luanin, Arbenin dhe me qindra të tjerë.
“Arben dhe Luan Qerimaj nuk ishin djem të zakonshëm. Trimëria dhe lavdia e tyre janë gdhendur përgjithmonë në historinë e lavdishme të Kosovës.
Sypatrembur e zemërluanë, kishin veç një synim, çlirimin e atdheut të tyre.
Sot, dhe sa herë i kujtojmë, krenaria e mund dhimbjen.Nderi më i madh i jetës sime është që kam pasur pushkë në krah me Luanin, Arbenin dhe me qindra të tjerë.
Kosova nuk u çlirua nga rastësia, por nga këto pushkë, që mbeten testament i Kosovës për sa të jetë mbi këtë dhe. Lavdi”, shkruan ai.








