Rrahman Rama në Shipol: Qytetarët e këtij vendi meritojnë qeverisje më të mirë

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama gjatë vizitës në Mitrovicë, është ndalur në Shipol ku ka takuar përkrahës “që asnjëherë nuk dorëzohen”.

Ai thotë se me ta diskutuan krizën, por edhe nevojën që t’i themi STOP asaj.

“Qytetarët e këtij vendi meritojnë qeverisje më të mirë, andaj do të angazhohemi ditë e natë deri në zgjedhje për të arritur një rezultat të mirë”.