Lushaku-Sadriu diskuton me ambasadorin britanik për prioritetet e LDK-së

Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu ka marrë pjesë në takimin me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ajo thotë se në takim u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe prioritetet e LDK-së.

“Në takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves me të cilin diskutuam zhvillimet politike në vend dhe prioritetet LDK-së.
Falenderimet më të mëdha për aleatin e shtetit të Kosovës. 🇽🇰🇬🇧”, shkruan ajo.