LDK mban tubimin e madh elektoral të enjten në Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar tubim të madh elektoral për hapjen e fushatës për zgjehjet parlamentare të 7 qershorit.

“TUBIMI I MADH ELEKTORAL! Të enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

LDK thotë se “në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë”.

“Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00. Bashkohu!✌🔥“, thuhet në një postim të kësaj partie në Facebook.