Ousmane Dembélé ka qetësuar tifozët e PSG, ai do të jetë plotësisht i gatshëm për finalen e Champions-it kundër Arsenalit, e planifikuar më 30 maj në Budapest. Sulmuesi francez ishte detyruar të largohej nga fusha gjatë ndeshjes së fundit ndaj Paris FC për shkak të një problemi të vogël fizik, duke ngritur menjëherë dyshime për praninë e tij në sfidën më të rëndësishme të sezonit.
Megjithatë, vetë Dembélé konfirmoi në një intervistë për “M6” se alarmi ka kaluar: “Jam mirë, shumë më mirë se të dielën. Pata vetëm një frikë të vogël, por mjeku më tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ndjeva një tendosje të lehtë në pulpë dhe nuk desha të rrezikoja. Po, më 30 maj do të jem në fushë, rrini të qetë”.
Këto fjalë janë një lajm fantastik për PSG-në, që synon triumfin e dytë në historinë e vet në Champions League. Dembélé ka qenë element kyç në skemat e Luis Enrique dhe pritet të jetë një kërcënim konstant për Saliba me shokë.
The post Dembélé qetëson tifozët: Ndihem mirë, do të jem kundër Arsenalit. Mjeku më qetësoi appeared first on Telesport.









