Jo kështu. Një skenar i paimagjinueshëm deri pak javë më parë u bë realitet për Milanin: nga gara për titull në Europa League. Humbja në shtëpi ndaj Cagliarit iu kushton shtrenjtë kuqezinjve, të cilët mbeten jashtë Champions League, ndërsa Allegri u shfaq tepër i zhgënjyer.
Në fakt, Milanit do t’i mjaftonte edhe një barazim, pas rezultatit 2-2 mes Torinos dhe Juventusit. “Rezultati nuk mund të ndryshohet më. Kur humbet 5 ndeshje në shtëpi si ne, 4 prej tyre në fazën e dytë, e meriton këtë pozicion. Sonte, pas 1-0, u shpërqendruam pak dhe menduam se e kishim arritur objektivin. Mbrojtëm keq dhe i lamë hapësira Cagliarit. Ishim shumë pasivë te golat”, – deklaroi Allegri për DAZN.
Më pas shtoi: “Jam i mërzitur dhe i zemëruar. Pas fitores me Genoa nuk e prisnim një rezultat të tillë. Ky është futbolli dhe sporti. Duhet ta pranojmë me hidhërim këtë verdikt. Djemve nuk kam çfarë t’u qortoj, dhanë gjithçka gjatë gjithë sezonit”.
Për mungesën në Champions: “Nuk e di arsyen, por sigurisht kam gabuar diçka në këto 6 humbje. Në fund të sezonit do të bëjmë vlerësimet e nevojshme dhe duhet të jemi shumë të kthjellët për të mos gabuar në gjykim.”
Milani në katastrofë totale, tani askush nuk mund t’ia hedhë fajin vetëm klubit
The post Allegri: Pas 1-0 menduam se e kishim fituar ndeshjen. Kam gabuar, tani duhen vlerësime të kthjellëta appeared first on Telesport.









