Banorët në Devajë: S’duan panele solare, ua ‘tkurrin’ fshatin (VIDEO)

Tokat që dikur u shërbenin për të lëshuar bagëtitë, banorët e Devajës në Viti thonë se rrezikojnë t’i humbasin.

Kjo pasi një projekt i iniciuar nga pushteti lokal thonë se po ia kufizon hapësirën fshatit, ndaj kanë nisur edhe një peticion për ta kundërshtuar iniciativën për të ndërtuar panele solare.

Devajasit hedhin dyshime edhe për favorizime gjatë procesit të dhënies së parcelave për shfrytëzim, nga drejtoresha e Kadastrit si familjare e përfituesit.

Por kompania mohon çdo pretendim për ndikim, dhe se gjithçka është zhvilluar në përputhje me procedurat ligjore.

Nga ekzekutivi në Viti thonë se çështja ende nuk është finalizuar dhe se reagimet e banorëve do të merren parasysh para trajtimit në Kuvend.