Prishtina me platformë: “Rrangallat” vëllimore largohen falas (VIDEO)

Qeverisja e Përparim Ramës në Prishtinë ka nisur nga sot një metodë moderne për të identifikuar mbeturinat e vëllimshme.

Kjo përmes një platforme elektronike përmes së cilës qytetarët lajmërojnë kur kanë mbetje fizike, raporton Klan Kosova.

Mbeturinat.com është platforma digjitale e lansuar të dielën, ku qytetarët përmes një fotografie mund të lajmërojnë e kërkojnë largimin e gjërave vëllimore nga shtëpitë e tyre.

Kjo risi po mirëpritet nga kryeqytetasit që thonë se janë mbuluar nga bërlloku.