Pritja madhështore në Zvicër, Osmani: Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, ka shpërndarë fotografi nga tubimi i madh që gjatë së dielës, ajo së bashku me kreun e kësaj partie, Lumir Abdixhiku kanë mbajtur në Cyrih të Zvicrës.

Osmani ka falënderuar mërgimtarët, duke thënë se ata mbetën këshjella më e fortë e vizionit rugovist.

“Dhe kur të pyetet historia kush e mbajti Kosovën drejt, përgjigjja nuk do të jetë e gjatë. Do të jetë një togfjalësh i shenjtë: RUGOVIZMI JETON! RUGOVIZMI FITON! Faleminderit mërgimtarë! Ju jeni kështjella më e fortë e këtij vizioni. Kështjellë që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook. /Klankosova.tv