Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se bashkë me anëtarët dhe kandidatët e partisë për kuvende komunale nga e gjithë Kosova kanë konfirmuar mobilizimin dhe vendosmërinë për ndryshim politik në vend lidhje me zgjedhjet e 7 qershorit.
Sipas tij, qytetarët kërkojnë më shumë dinjitet, zhvillim dhe shpresë për të ardhmen, ndërsa ndryshimi duhet të nisë nga çdo qytet, fshat dhe lagje e Kosovës.
Hamza ka thënë se është koha t’i thuhet “stop” çmimeve dhe tatimeve të larta, pagave të pamjaftueshme, stagnimit, regresit, ikjes së të rinjve, si dhe përçarjes e polarizimit që, sipas tij, po e dëmtojnë vendin çdo ditë.
Ai ka bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e 7 qershorit, duke theksuar se atë ditë “do ta ndalim krizën dhe do ta bëjmë kthesën e madhe për Kosovën”.









