Përdorimi i raketave “Oreshnik”, Bilalli: Rusia nervoze, pritet t’i rritë sulmet e saj (VIDEO)

Eksperti i sigurisë, Lutfi Bilalli sot në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova ka folur lidhur me sulmet e Rusisë me raketa dhe dronë në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Ai u shpreh se Rusia kësaj radhe ka qenë shumë e ashpër dhe këto goditje, sipas tij tregojnë një lloj nervoze.

Bilalli u shpreh se kapacitetet dhe intensiteti i përdorur mbrëmë nga Rusia, pritet të ndodh edhe sonte.

“Rusia në këtë rast ka qenë jashtëzakonisht e ashpër dhe goditje me të cilën ka një nervozë të tillë. Është hera e tretë që përdoret raketa Oreshnik”.

“Kjo do të thotë që intensiteti dhe kapacitetet me të cilat ka përdorur Rusia mbrëmë, priten edhe sot, do të jenë sipas informacioneve nga qeveria ukrainase, thuhet se popullata duhet të strehohet në bodrume dhe në strehimore”, u shpreh ai./Klankosova.tv