Takime me qytetarë e familjarë dëshmorësh, Rama: Do t’i ruajmë vlerat për të cilat u sakrifikua

Kandidati për deputet nga PDK, Rrahman Rama ka zhvilluar një takim me qytetarë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të dëshmorëve në Zabel të Ulët dhe fshatrat përreth Komoranit, në kuadër të fushatës zgjedhore.

Ai tha se gjatë bashkëbisedimit janë diskutuar sfidat dhe nevojat me të cilat përballen qytetarët sot, si dhe rëndësia e ruajtjes së vlerave për të cilat, sipas tij, është sakrifikuar shumë ndër vite.

Rama u shpreh se mbështetja dhe besimi që po merr nga qytetarët po i japin motiv shtesë për të vazhduar rrugëtimin e tij.