Arsenal do ta zhvillojë sot ndeshjen e fundit të sezonit në Premier League, ku përballë do ta ketë Crystal Palace.
Pavarësisht se sezoni po shkon drejt fundit, atmosfera festive tashmë ka nisur mes tifozëve të klubit londinez, të cilët po shijojnë suksesin e skuadrës së tyre.
Entuziazmi nuk ka munguar as në Kosovë, një numër i madh i tifozëve të Arsenalit janë mbledhur në Prishtinë për të festuar, transmeton Klankosova.tv.
Pamjet janë publikuar nga faqja e tifozëve “Arsenal Kosovo Football Supporters Club”, ku shihen dhjetëra mbështetës të skuadrës angleze pranë Biblotekës Kombëtare në Prishtinë, duke krijuar atmosferë festive me këngë, flamuj dhe brohoritje për klubin e tyre të zemrës.









