Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi u interpretua si aludim ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.
Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, militanti i Vetëvendosjes, Valton Hasani, dëgjohej duke thënë: “Tash me të shtatin na i pensionojmë. Me të tetin një lokal e gjejnë diku në qytet, na vyn me çelë një lokal sallon të ondulimit për frizerkat që i pensionojna”.
Pas reagimeve, Konjufca tentoi të sqarojë deklaratën, duke thënë se “një pseudogazetar e ndërpreu dhe përdori termin “frizerkë”.
Por, në krah të tij së fundmi është shfaqur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.
Gazetari Shkumbin Kajtazi shpërndau një video të “pseudogazetarit” i cili shfaq Kurtin në videon e tij gjatë tubimit në Zvicër.









