Kuvendi i AAK-së, Gjini: Ramush Haradinaj, simbol i lirisë dhe politikës së mençur

Ai tha Haradinaj ka bërë sakrificë në shtetndërtimin e Kosovës duke nënvizuar se aktivizimi i tij për çlirimin e vendit ka nisur edhe para luftës.

“Po e kërkoj besimin tuaj pas Ramush Haradinajt, duke e ditur që Ramush Haradinaj nuk ka qenë vetëm kryetar partie, është simbol i Kosovës, është simbol i lirisë, por është edhe simbol i politikës së mençur dhe normale që ka ndodhur në Kosovë. Për 30 vite edhe më shumë, edhe për vitet që ndoshta ne nuk i dimë, por i kemi dëgjuar në biseda, duke na treguar disa njerëz serioz, njerëz më serioz në botë që na treguan që edhe kur ne nuk e kemi ditur se çka po ndodhë në Kosovë, dikush ka qenë duke biseduar me Ramushin se si të çlirohet vendi”, tha ai, raporton KlanKosova.tv.

Tutje, Gjini vazhdoi duke thënë se historia e Ramush Haradinaj do të shkruhet me shkronja të arta, teksa citoi edhe fjalime nga prijës fetarë duke thënë se ‘asgjë nuk marrim me vete’, por kujtohemi për veprat e jetës.

“E kam këtë privilegj ti di këto detaje, por mos harroni ka shumë që nuk i dinë, por edhe një gjë duhet ta dini, kurrë nuk kanë me shpëtu pa u shkruar historitë e jashtëzakonshme të popullit shqiptar dhe të Ramush Haradinajt. Njerëzit e rritur e dinë që një ditë nuk kanë me jetu, është natyrë e Zotit. Krejt çka do mbahet mend është ajo që kemi lënë pas, për të thënë fjalët e fetarëve; Asgjë me vete nuk kemi me marrë. E çka lëmë pas unë po u them se do të jetë e shkruar me shkronja të arta. Jam i bindur që nuk ka përfunduar kryetar Haradinaj, jam i bindur që nuk ka përfundu shkrimi i historisë që e ka bërë Ramush Haradinaj me familjen e tij për Kosovën”, u shpreh Gjini.