Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka publikuar një video nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, përmes së cilës ka bërë thirrje për mbështetje dhe pjesëmarrje në aktivitetet e LDK-së.
Në mesazhin e tij, Hasanpapaj ka kritikuar kundërshtarët politikë, duke theksuar se qytetarët duhet të fokusohen te puna dhe zhvillimi.
“Leni ata që flasin për zullumqarë, bashkohu me LDK për punë të mirë e të mbarë”, ka shkruar ai në postimin e publikuar në rrjetet sociale.









