Sikur edhe çdo fundjavë, emisioni Weekend-i në Klan Kosova sjell mysafirë tejet pozitivë.
Këtë të diele, talentin e saj e shpalosi vogëlushja Ela Ademi, nga Prishtina.
Tetëvjeçarja tregoi dashurinë e saj që ka për pianon.
Ajo tha se të luajë në piano ka nisur qysh nga klasa e dytë.
“Jam mbështetur nga babai, se babai ka qenë pianist”, tha vogëlushja.
Vogëlushja po ashtu me vete pati dhe goxha mirënjohje të cilat edhe i prezantoi për shikuesit e Klan Kosovës.









