Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj holandezit Rico Verhoeven në një duel spektakolar të zhvilluar më 24 maj në Egjipt, pranë piramidave të famshme.
Pas një përballjeje të fortë, Usyk arriti të dominojë në rundin e 11-të, kur me një seri goditjesh të fuqishme e rrëzoi kundërshtarin në nokaut teknik.
Gjyqtari i lejoi Verhoevenit të vazhdonte meçin, por vetëm pak sekonda më vonë ukrainasi shtoi presionin me një breshëri goditjesh.
Pasi holandezi nuk ishte më në gjendje të mbrohej në mënyrë efektive, arbitri vendosi ta ndërpresë përballjen, duke i dhënë fitoren me nokaut teknik Oleksandr Usyk.
Ky duel tërhoqi vëmendje të madhe në botën e sportit, pasi ishte një nga rastet e rralla kur Usyk zhvilloi një ndeshje ekspozuese ndaj një prej emrave më të njohur të kickboksit botëror.
Rico Verhoeven është shumë herë kampion bote në kategorinë e rëndë në kickboks.
Përballja u zhvillua në një arenë të veçantë pranë piramidave në Egjipt, në praninë e mijëra tifozëve, ndërsa organizatorët e cilësuan si një nga ngjarjet më të mëdha sportive të pranverës në Lindjen e Mesme.









