Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, konfirmon përdorimin e inteligjencës artificiale në arbitrimin spanjoll, duke nisur nga sezoni i ardhshëm: “Ne do ta implementojmë AI në botën e arbitrimit. Do të implementojmë dy funksione kyçe: së pari, vlerësimet e arbitrave. Kur arbitrohet një ndeshje, CTA ka vlerësues që analizojnë disa aspekte të arbitrimit. Janë 30 kritere të ndryshme. Aktualisht kjo bëhet manualisht, por ka 30 vlerësues për 20 arbitra të ndryshëm.
Me AI po krijojmë një mjet në mënyrë që të paktën 40% të vendimeve të përcaktohen objektivisht nga inteligjenca artificiale. Mjeti po zhvillohet duke përdorur të dhëna nga të gjitha ndeshjet dhe krijuar algoritmet. AI do të rishikojë gjithçka dhe do të tregojë ku është marrë vendimi i duhur.
Po e bëjmë objektive. Funksioni kyç i dytë i inteligjencës artificiale? Caktimi i arbitrave për ndeshjet. Me ndihmën e AI, komitetit përgjegjës do t’i propozohen tre arbitra. Unë besoj shumë te gjykimi njerëzor, por ka gjëra ku AI duhet të të ndihmojë”.
The post Tebas e konfirmon: Nga sezoni i ardhshëm do të përdorim AI në arbitrimin e La Liga-s appeared first on Telesport.









