Milani prezanton përmes yjeve të vet fanellën e re për sezonin 2026-2027 (fotot)

Milani ka prezantuar fanellën e re shtëpiake për sezonin 2026/27, e firmuar nga “Puma”. Ajo rikthen vijat e gjera kuqezi që përshkojnë të gjithë fanellën, si në pjesën e përparme, ashtu edhe në atë të pasme. Po kështu rikthen pantallonat e bardha dhe çorapet e zeza.

© ac milan

“Nuk bëhet fjalë thjesht për vija, por për markën dalluese të Milanit. Një identitet që forcohet nga çdo detaj. Shkrimi ‘From Milan to the World’ iu bën homazh miliona tifozëve në mbarë botën, të aftë ta bëjnë klubin të ndihet si në shtëpi në çdo kontinent,” – thuhet në faqen zyrtare.

© ac milan

Në pjesën e pasme të jakës, një vulë dylli ruan stemën kuqezi, e ngulitur si firmë autentike dhe simbol i përjetshëm i trashëguar brez pas brezi. Fanella e re do të debutojë të dielën në ndeshjen e fundit të kampionatit kundër Cagliarit. Mes prezantuesve të uniformës së re kuqezi janë Leao, Pulisic dhe Modric, ndërsa e ardhmja e këtij të fundit te “Djalli” mbetet e pasigurt.

© ac milan © ac milan

The post Milani prezanton përmes yjeve të vet fanellën e re për sezonin 2026-2027 (fotot) appeared first on Telesport.