Behrami i PDK-së kërkon nga Prokuroria që ta hetojë Kurtin për “blerje të votave”

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kërkuar nga Prokuroria që të marrë masa pas ndarjes së pakos për përballjen me inflacionin nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Behramit, veprimi i fundit i Qeverisë me në krye Albin Kurtin është blerje klasike e votës.

“Prokuroria duhet tani të zbarkojë në Qeverinë e Kosovës. Kjo është blerje klasike e votës, është ndikim i drejtpërdrejtë te votuesit. Sipas Kodit Penal të Kosovës: “keqpërdorimi i varësisë ekonomike/profesionale ndikon te votuesi për të votuar në një mënyrë të caktuar ose të mos votojë, dënohet me 1 deri në 5 vjet burgim”, thuhet në reagimin e Behramit.

Përndryshe, Qeveria në mbledhjen e mbajtur të premten mori vendim që të ndajë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, pensionistët, studentët dhe fëmijët.