Vdes personi që ra nga objekti në ndërtim në Vushtrri

Ka vdekur personi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër sot në Vushtrri.

Pas lëndimeve të marra, ai u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

Prekazi më herët i tha gazetës se njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit.

Nuk dihet nëse ai ka qenë duke punuar në këtë objekt.