Arjeta Salihu – Abazi reagon ndaj deklaratës së Glauk Konufcës për Presidenten Osmani

Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Arjeta Salihu Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së Glauk Konjufcës, drejtuar Presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar gjuhën e përdorur si fyese dhe të papranueshme.

Përmes një postimi publik, ajo ka thënë se deklarata të tilla nuk i bëjnë nder as politikës dhe as shoqërisë kosovare, duke shtuar se përqeshja me etiketime të tilla është nën çdo nivel të përgjegjësisë institucionale.

Sipas saj, një qasje e tillë përbën fyerje për çdo grua që kontribuon çdo ditë në shoqëri.

“Ajo është fyerje për secilën nënë, për secilën vajzë, pra për secilën grua që përditë, e parreshtur jep kontribut për këtë shoqëri”, ka shkruar Salihu Abazi.

Tutje, kandidatja e LDK-së ka theksuar se secili person, e sidomos ata që mbajnë përgjegjësi publike, duhet të jenë shembull i respektit dhe komunikimit dinjitoz, pavarësisht dallimeve politike.