Në gjendje të dehur dy burra sulmojnë një tjetër në Leposaviq

Nën ndikimin e alkooli, dy burra kanë sulmuar një tjetër në Leposaviq.

Policia e Kosovës përmes raportit zyrtar, ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime por ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar.

“Rr. Dositeja Obradovic, Leposaviq 20.05.2026, 19:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje dhe nën ndikim të alkoolit dy të dyshuar m/k kishin sulmuar fizikisht viktimën m/k. Viktima ka pësuar lëndime por ka refuzuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit palët të intervistohen pasi të iu kaloj dehja”, thuhet në raport.