“Pse ma kanë vendosur GPS-in?” – Vehbi Kajtazi pyet Ganimete Musliun, ajo tregon për takimin me drejtorin e AKI-së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ngritur publikisht pyetje ndaj kandidates për deputete nga PDK, Ganimete Musliu, lidhur me rastin e vendosjes së një pajisjeje GPS në veturën e tij, rast për të cilin tha se e kishte raportuar në polici më 31 mars 2024.

Duke iu drejtuar Musliut, e cila në atë kohë ishte kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, Kajtazi deklaroi se pajisja e gjetur ishte “GPS anglez” dhe se, sipas tij, Dogana e Kosovës kishte konfirmuar importimin e rreth 90 pajisjeve të tilla.

Ai tha po ashtu se nuk kishte pasur vendim gjykate për përgjim apo për vendosjen e pajisjeve të vëzhgimit.

“Pse ma kanë vendosur GPS-in? Agjencia Kosovare e Inteligjencës e drejtuar nga Qeveria e Kosovës, me drejtor të emëruar nga Vjosa Osmani dhe Albin Kurti”, u shpreh Kajtazi.

Në përgjigjen e saj, Musliu tha se e kishte thirrur në raportim drejtorin e AKI-së për të marrë sqarime lidhur me rastin.

Sipas saj, takimi nuk ishte zhvilluar në Kuvend, por në zyrat e AKI-së, për shkak të mungesës së një dhome të sigurisë së lartë në Kuvend.

“Unë e kam thirr në raportim drejtorin e AKI-së dhe, për dijeninë tuaj, ka qenë një rast i veçantë për ta marrë të vërtetën mbi rastin. Nuk e kam ftu në Kuvend, por kemi shku në zyrat e AKI-së, për shkak se në hapësirat e Kuvendit nuk kemi dhomë të sigurisë së lartë”, deklaroi Musliu.

Ajo shtoi se çështjen e ka trajtuar me seriozitet maksimal, por nuk mund të japë më shumë detaje pasi rasti është nën hetime.

“Kam nënshkruar deklaratë nën betim kur e kam pranu pozitën dhe gjërat që nuk janë për me u thanë në studio nuk do t’i them”, tha Musliu.

Intervista e plotë…👇