“Na duhet një ambicie e shkëlqyeshme, një ambicie që i jep Kosovës tri gjëra bazike”, ka deklaruar kandidati për Kryeministër nga LDK Lumir Abdixhiku gjatë serisë së “hajde folim” në qytetin e Lipjanit.
Në një video të postuar në rrjetin e tij social, Abdixhiku dëgjohet duke thënë se tri shtyllat për të cilat qëndron LDK janë shtetësia, integrimi dhe zhvillimi i paparë.
”E para investime kapitale që Republika e Kosovës s’i ka parë asnjëherë më parë në historinë e vet. Shtylla e tretë që për nga rëndësia është e para, të jemi të integruar në komunitetin euroatlantik dhe besoj që këtë punë presidentja Osmani e bën me mjeshtri të jashtëzakonshme. Aty ku Kosova e ka vendin e vet identitar në mënyrë që hapat tonë të mëdhenj të kenë kuptim”, deklaroi i pari i LDK-së.









