GAP: Komunat paguan mbi 126 milionë euro vitin e kaluar për vendime gjyqësore dhe përmbarimore

Komunat e Kosovës paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore dhe përmbarimore në vitin 2025, një rritje prej 47% krahasuar me vitin 2024

Kështu thotë Instituti GAP , sipas të cilit, obligimet financiare kanë të bëjnë me kontratat kolektive në arsim e shëndetësi, vendimi qeveritar i 2008 për pagesë shtesë bazuar në kualifikim . Kompensime për shujta, transport dhe inflacion për shërbyes civilë ,vonesa në pagesa ndaj furnitorëve, projekte kapitale të dështuara.

“Këto janë para të taksapaguesve që shkojnë për të paguar gjoba dhe detyrime ligjore të komunave, para që mund të ishin shpenzuar për rrugë, shkolla dhe shërbime për qytetarët”, thotë ky Institut,