Është rikthyer ideja që Champions League në të ardhmen të transmetohet falas, duke kaluar nga modeli i platformave me pagesë në një sistem global “streaming”. Sipas raportimeve, ideja mbështetet nga Florentino Pérez, president i Real Madridit, i cili madje e ka diskutuar me presidentin e UEFA-s, Aleksander Čeferin.
Plani parashikon krijimin e një platforme digjitale falas për Champions League, “Europa League” dhe “Conference League”, ku të ardhurat do të vinin nga reklamat, jo nga abonimet.
Megjithatë, “RMC Sport” thekson se UEFA nuk e ka hapur ende derën për këtë projekt dhe nuk e ka në axhendë, pasi ka kontrata afatgjata shumë fitimprurëse për të drejtat televizive. Këto kontrata sjellin të ardhura kolosale dhe prishja e tyre do të nënkuptonte penalitete të mëdha dhe beteja ligjore.
Ideja mund të diskutohet vetëm në një të ardhme afatgjatë, por për momentin nuk është në rendin e ditës së UEFA-s.
The post Champions League falas? Për UEFA-n nuk është prioritet, por s’ka “jo” përfundimtare appeared first on Telesport.









