Kandidatja për deputete nga LDK, Jehona Lushaku-Sadriu sot mori pjesë në përvjetorin e Met Podujevës, një figure emblemantike e identitare të Llapit dhe një patrioti të palëkundur të çështjes kombëtare.
Ajo thotë se në kohë të vështira për popullin shqiptar, ai mbeti simbol i urtësisë, qëndresës dhe përkushtimit ndaj identitetit kombëtar.
“Përmes fjalës, autoritetit dhe shembullit të tij, kontribuoi në ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe familjare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në Podujevë dhe më gjerë.
Kujtimi për njerëz si Met Podujeva na rikujton se themelet e këtij vendi janë ndërtuar mbi sakrificën, mençurinë dhe dashurinë për atdheun. I përjetshëm qoftë kujtimi për të!
”, shkruan ajo.









