Çfarë mallikimi për Fermin! U dëmtua në ndeshjen pa asnjë rëndësi, humbet Botërorin

Fermín López (23 vjeç) ka pësuar një dëmtim serioz, që do ta mbajë jashtë Botërorit. Mesfushori i Barcelonës mori një goditje në metatarsin e pestë të këmbës së djathtë dhe pas ekzaminimeve mjekësore u konfirmua fraktura në gisht, çka e detyron të operohet shumë shpejt, me ndërhyrjen që pritet të kryhet nesër. Për shkak të frakturës, ai nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Botës.

Fermín kishte ndjerë shqetësime që në pushimin e ndeshjes ndaj Betisit dhe, pas konsultimit me stafin teknik e mjekësor, u vendos të mos luante në pjesën e dytë. Sot iu nënshtrua analizave të detajuara dhe u konfirmua dëmtimi.

Metatarsi i pestë, kocka që lidh gishtin e vogël me kyçin, është shumë i ndjeshëm ndaj frakturave nga ngarkesa apo goditjet e vazhdueshme. Në raste të tilla, rikuperimi pas operacionit zgjat të paktën dy muaj.

Spanja debuton në Botëror më 15 qershor ndaj Kepit të Gjelbër në Atlanta. Fermín ishte kampion Europe më 2024 dhe fitoi medaljen e artë olimpike në Paris, duke shënuar 6 gola.

 

The post Çfarë mallikimi për Fermin! U dëmtua në ndeshjen pa asnjë rëndësi, humbet Botërorin appeared first on Telesport.