Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, foli për “TeleLombardia” pas fitores ndaj Genoa: “Janë lojtarët që i fitojnë ndeshjet në fushë. Unë mundem vetëm t’i falënderoj për atë që kanë bërë. Nuk ishte e lehtë në këtë moment dhe ata kanë qenë shumë të zotë. Kemi edhe një javë për t’u përpjekur të arrijmë objektivin”.
I pyetur nëse kjo ka qenë java më e vështirë e sezonit dhe një nga fitoret më të rëndësishme të vitit, trajneri kuqezi u përgjigj me humor: “Shpresoj që fitorja më e rëndësishme të jetë ajo e radhës”.
Më pas Allegri bëri edhe një krahasim me eksperiencën e tij të parë te Milani: “Shpresoj të jetë një festë e madhe, për ne, për Champions League. Duhet të përgatitemi mirë sepse ndeshjet fitohen në fushë”.
Për praninë e drejtuesve në klub gjatë orëve të fundit, ai u shpreh: “Shoqëria është në qendër të gjithçkaje. Energjia pozitive që sollën na bëri shumë mirë. Jemi shumë të lumtur që Gerry Cardinale erdhi të fliste me skuadrën”.
Ndërsa për reagimin e tij në fund të ndeshjes: “Po buzëqeshja, sepse futbolli është i bukur. Tani kemi edhe një ndeshje dhe shpresojmë të festojmë në fundjavë”.
The post Allegri “driblon” kaosin kuqezi: Vetëm mund t’i falënderoj lojtarët për atë që kanë bërë appeared first on Telesport.









