Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot rreth orës 04:55 në Dollc të Klinës, ku një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetu të lënduar.
Spitali Rajonal i Pejës, ka njoftuar se si pasojë e aksidenti një person është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Njëri nga të lënduarit është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës, ndërsa dy të tjerë janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
“Si pasojë e një aksidenti trafiku, në spitalin tonë janë pranuar 4 persona të lënduar. Pas ofrimit të trajtimit mjekësor: 1 person është dërguar për trajtim të mëtejmë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), 1 person po vazhdon trajtimin në spitalin tonë, ndërsa 2 persona, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi në gjendje stabile.
Sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente, një person tjetër ka humbur jetën si pasojë e aksidentit, por nuk është sjellë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.









