Denzel Dumfries ka folur hapur për sezonin e Interit dhe zhgënjimin e finales së humbur në Champions League ndaj PSG-së. Në një intervistë për “Libero”, holandezi deklaroi se nuk do të hiqte dorë nga titulli dhe “Coppa Italia” vetëm për të pasur një tjetër shans në finalen europiane:
“Nëse do të më thonin: Të heqim titullin dhe Kupën e Italisë, por riluan finalen e Champions-it ndaj PSG, do të thoja jo këtë të dytën. Vitin e kaluar përfundoi keq, por dhamë gjithçka. Mënyra më e mirë për ta harruar atë zhgënjim ishte të rinisnim menjëherë. Nuk ishte e lehtë, por ia dolëm. Këto trofe janë simboli i një grupi që reagoi në një moment të vështirë”.
Mbrojtësi vlerësoi edhe Cristian Chivu: “Ka qenë shumë i zoti. Gjeti çelësin e duhur dhe nuk ishte aspak e thjeshtë”. Sa i përket të ardhmes, Dumfries la gjithçka të hapur, edhe pse kontrata e tij skadon në qershor 2028 dhe përmban një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh: “Nuk ka secrete, të gjithë e dinë për klauzolën. Unë mund të them se këtu ndihem shumë mirë. Tani kemi Botërorin dhe më pas do të flasim me klubin, si çdo vit”.
The post Dumfries: Titullin dhe Kupën e Italisë apo të riluaja finalen ndaj PSG? Ja zgjedhja ime appeared first on Telesport.









