Interi feston titullin mes fishekzjarrësh dhe tymuesesh, më pas kori “Kush nuk kërcen, është kuqezi” (fotot)

“Piazza Duomo” e mbushur në çdo cep dhe një seri e gjatë fishekzjarrësh pritën autobusin e hapur të Interit për festën e titullit kampion. Pas afro katër orësh udhëtim, nga “San Siro” drejt “Duomo”, skuadra mbërriti mes koreve dhe tymueseve që shoqëruan gjithë itinerarin.

Gjatë festës nuk munguan as talljet ndaj rivalëve, sidomos kuqezinjve të Milanit, me pankarta të ngritura nga lojtarët zikaltër. Më pas skuadra doli në një tarracë për të vazhduar festimet me tifozët, ndërsa në shesh u dëgjua edhe kori: “Kush nuk kërcen, është kuqezi”.

Në festë u “bashkua” edhe Steven Zhang me një mesazh për tifozët: “Urime të gjithë tifozëve të Interit për këtë sezon të mrekullueshëm. Një falënderim i madh për lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe gjithë stafin. Puna juaj e madhe riktheu dy trofe të jashtëzakonshëm në historinë tonë. Jam gjithmonë njëri prej jush. Forza Inter!”

© afp © afp © afp © afp © afp © afp © Getty Images © afp © afp © afp © afp © afp © afp © afp © afp © afp © Getty Images © Getty Images © Getty Images © Getty Images

The post Interi feston titullin mes fishekzjarrësh dhe tymuesesh, më pas kori “Kush nuk kërcen, është kuqezi” (fotot) appeared first on Telesport.